TEHERAN – Irani lëshon në hapësirë satelitin e parë ushtarak

TEHERAN, 22 prill /ATSH-ANSA/ – Rojat Revolucionare të Iranit pretendojnë se kanë dërguar me sukses në hapësirë satelitin e parë ushtarak të prodhuar në vend.

”Sateliti u nis sot, një ditë pas 41-vjetorit të krijimit të Rojave Revolucionare të Iranit”,  thotë faqja e internetit Sepahnews.

”Sateliti ‘Nour1’ (”Drita1” – shën. i përkth.) u lëshua nga baza ‘Ghased’ në shkretëtirën qendrore të Iranit dhe u vendos në një orbitë prej 425 kilometrash larg Tokës”, shtoi Sephanews./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.