SPORT – Presidenti i Kolumbisë: Të luhet me maskë?… Jo, faleminderit

BOGOTA, 22 prill /ATSH-ANSA/- Presidenti i Kolumbisë, Iván Duque ka kundërshtuar përsëri mundësinë e rifillimit të kampionatit profesional të futbollit përkundër kërkesës së ekipeve për të luajtur me dyer të mbyllura dhe sipas një protokolli të sigurisë të paraqitur para ekzekutivit.

“Do të ishte e papërgjegjshme për mua të them se ne do të luajmë futboll me dyer të mbyllura”, shpjegoi Duque dhe ”nuk kam parë një kampionat të thotë se shëndeti i lojtarëve është i sigurtë”.

Presidenti Duque ka mohuar kështu çdo mundësi të rifillimit të kampionatit të futbollit, duke nënvizuar se shfaqjet masive dhe ngjarjet nuk lejohen në vend për shkak të koronavirusit.

/os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.