RUSI/ COVID-19 nuk ndalon festimin e 150-vjetorit të lindjes së Leninit

MOSKË, 22 prill /ATSH-ANSA/- Epidemia Covid-19 nuk i ndaloi komunistët rusë të festonin 150-vjetorin e lindjes së Leninit.

Me fytyrat e tyre të mbuluara me maska dhe flamurin e kuq në dorë, disa anëtarë të Partisë Komuniste Ruse kanë vendosur lule sot në mauzoleumin e Leninit në Sheshin e Kuq, raportoi agjensia Interfax dhe media të tjera ruse.

Mauzoleumi i Leninit dhe nekropoli nën muret e Kremlinit janë mbyllur për publikun që nga mesi i marsit, por autoritetet ruse theksuan se komunistët u lejuan të festojnë ngjarjen duke respektuar distancën e sigurisë midis njëri-tjetrit . /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.