Prefekti Malaj për ATSH-në: Pako ushqimore dhe asistencë për 21209 qytetarë në qarkun e Elbasanit

TIRANË, 22 prill/ATSH/Në qarkun e Elbasanit është ofruar ndihmë me pako ushqimore, medikamente në banesa si dhe asistencë në shërbime të ndryshme për 21209 qytetarë, në kuadër të operacionit humanitar në ndihmë të familjeve në vështirësi ekonomike dhe pensionistëve të vetmuar.

Shifrat janë bërë të ditura nga prefekti i qarkut të Elbasanit, Maksim Malaj për ATSH-në, i cili ndër të tjera theksoi se vetëm pako ushqimore janë për shpërndarë për 17 314 familje. Sipas tij, 1451 familjeve u janë dërguar medikamentet e rimbursueshme në banesë.

“Në qarkun e Elbasanit deri tani janë ofruar 17 314 ndihma ushqimore, 1451 ilaçe të rimbursueshme pranë 1451 familjeve, produkte jo ushqimore pranë 1131 familjeve, asistencë për 346 familje për ilace me pagesë, 494 familje përmes asistencës në blerjen e produkteve të ndryshme ushqimore si dhe 472 familje për produkte jo ushqimore”-tha ai.

Qarku i Elbasanit përfshin 7 shtatë bashki si: Elbasani, Librazhdi, Peqini, Përrenjasi, Gramshi, Cerriku dhe Belshi.

z.tosku/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.