MJEDIS/TEKNOLOGJI – Dita e Tokës, Twitter raporton rritje të postimeve për mjedisin

KALIFORNI, 22 prill /ATSH-ANSA/- Mbi 1 milionë tweet, kushtuar ndikimit në mjedis raportoi rrjeti social Twitter me rastin e 50-vjetorit të Ditës së Tokës.

“Midis 2016 dhe 2019 në SHBA u zbulua një rritje prej 173% e bisedave në lidhje me ndryshimin e klimës. Në të njëjtën kohë, vëllimi i bisedave mbi qëndrueshmërinë që përmbajnë fjalët” veprim “dhe” inovacion” u rrit me 285%. Ndërsa 20 milion tweet për mjedisin u botuan për Ditën e Tokës në 2019 “, shpjegoi Twitter.

“Gjatë vitit të kaluar, bisedat në Twitter për çështjet e ndryshimit të klimës kanë përfshirë gjithnjë e më shumë njerëz”, shpjegon platforma. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.