KE 180 milionë euro mbështetje Shqipërisë/ Balla: Një tjetër shenjë e solidaritetit europian

TIRANË, 22 prill/ATSH/ “Një tjetër shenjë të solidaritetit të Bashkimit Europian”, e ka cilësuar sot kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndihmën prej 180 milionë euro të Komisionit Europian përmes mekanizmit të asistencës makrofinanciare.

Balla ka theksuar se Komisioni Europian ka propozuar përdorimin e ndihmës makrofinanciare (MPJ) për të mbështetur Shqipërinë, Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor  dhe partnerë të tjerë fqinj në kontekstin e krizës COVID-19.

Balla shprehet se ndihma do të merret në formën e kredive afatmesme.

“Një tjetër shenjë e solidaritetit të BE, Komisioni Europian sapo ka propozuar përdorimin e ndihmës makrofinanciare (MPJ) për të mbështetur Shqipërinë, Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor dhe partnerë të tjerë fqinj në kontekstin e krizës COVID-19. Ndihma do të merret në formën e kredive afatmesme”, është shprehur Balla.

Komisioni Europian propozoi sot 3 miliardë euro pako ndihmë makrofinanciare për të mbështetur dhjetë vendet fqinje, prej të cilave Shqipëria përfiton 180 milionë euro ndihmë.

/gj.mima/ /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.