JAPONI – Tetë foshnje pozitive me COVID-19 në një shtëpi fëmijësh

TOKIO, 22 prill /ATSH-AFP/ – Tetë foshnje dhe fëmijë të vegjël që jetojnë në një shtëpi fëmijësh në Tokio kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, dukshëm të kontaminuar nga një prej kujdestareve, njoftoi sot struktura menaxhuese e qendrës.

“Fëmijët e prekur, të cilët nuk vuajnë nga ethe të forta, sipas medias japoneze, janë shtruar në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm. Njëzetë e një ndihmëset e tjera që kanë rezultuar negative, po mbahen nën vëzhgim”, sipas spitalit qendror “Tokyo Saiseikai”, që pret foshnja dhe fëmijë, viktima të abuzimeve apo neglizhencës.

Një anëtar i ekipit mbikëqyrës kishte reuzltuar pozitiv me COVID-19 gjë që ka çuar dhe në depistimin e të gjithë fëmijëve”, theksoi spitali në një komunikatë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.