GREQI – Mitsotakis dhe Rama diskutojnë për daljen graduale nga masat kufizuese

ATHINË, 22 prill /ATSH-ANA/ – Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e tij shqiptar Edi Rama për masat e marra kundër pandemisë së koronavirusit, njoftoi agjencia greke e lajmeve, ANA.

Mitsotakis dhe Rama diskutuan edhe për politikën për daljen gradualisht nga bllokimi dhe heqjen e masave kufizuese, në mënyrë që lidhjet midis dy vendeve të mund të rikthehen./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.