GJERMANI – Testimet e para klinike të një vaksine kundër COVID-19

BERLIN, 22 prill /ATSH-AFP/ – Testimet e para klinike të një vaksine kundër koronavirusit të ri do të fillojnë sot në Gjermani nga kompania BioNTech, me seli në Mayence, në lidhje me laboratorin amerikan, Pfizer, njoftoi sot autoriteti federal kompetent.

“Këto teste klinike do të kryhen fillimisht tek 200 vullnetarë të shëndetshëm të moshës nga 18 deri në 55 vjeç”, theksoi Instituti Paul Ehrlich në faqen e tij të internetit.

“Bëhet fjalë vetëm për testimin e katërt në botë tek njeriu të një vaksine kundër COVID-19”, shtoi ai./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.