FOKUS – Bota përballë një katastrofe humanitare si pasojë e COVID-19

UASHINGTON, 22 prill /ATSH-AFP/ – Pandemia e koronavirusit të ri rrezikon të shkaktojë, për shkak të rënies drastike ekonomike, një dyfishim të numrit të personave të kërcënuar nga uria në botë dhe një katastrofë humanitare në shkallë planetare, parashikon Programi Botëror i Ushqimit (PAM), një agjenci e OKB-së.

Ndërkohë që koronavirusi i ri ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 174 personave në të gjithë botën, që prej shfaqjes në Kinë në muajin dhjetor, PAM ka lëshuar alarmin mbi pasojat përsa i përket ushqimit.

“Numri i personave që vuajnë nga uria mund të dyfishohet për shkak të pandemisë së COVID-19 duke arritur në më shumë se 250 milionë deri në fund të vitit 2020”, theksoi kjo agjenci duke përmendur rrezikun e një katastrofë humanitare globale.

Simbol i tronditjes ekonomike shkaktuar nga pandemia është dhe çmimi i naftës amerikane që ka kaluar në territor negativ duke arritur në të paktën 38 dollarë.

Organizata Ndërkombëtare e Punës (OIT) paralajmëroi se kriza nga COVID-19 është ka  pasur një efekt shkatërrues për punëtorët dhe punëdhënësit, përmes humbjeve masive në prodhim dhe punë në të gjithë sektorët.

“Bota e punës po kalon krizën më të keqe ndërkombëtare që nga Lufta e Dytë Botërore”, theksoi Alette van Leur, drejtor i politikave sektoriale në OIT.

“Ndikimi ekonomik i pandemisë ndoshta do të jetë i rëndë dhe afatgjatë”, shtoi ai.

Senati amerikan miratoi me unanimitet një plan të ri prej rreth 500 miliardë dollarësh për të mbështetur PME-të të goditura ndjeshëm nga kriza lidhur me COVID-19 duke ndihmuar spitalet dhe për të riforcuar depistimin e koronavirusit./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.