Dita e Tokës/ Fëmijët shprehin përmes artit sensibilizimin në mbrojtje të natyrës

TIRANË, 22 prill/ATSH – A. Fortuzi/ Fëmijët e Elbasanit kanë shprehur fantazinë e tyre përmes disa punimeve nga shtëpia në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës.

Bashkia e Elbasanit ka publikuar punimet e fëmijëve, të cilat theksojnë rëndësinë e mbrojtjes së Tokës, shtëpisë sonë të përbashkët.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës fëmijët e kopshtit nr. 9 kanë kryer disa punime individuale nga shtëpia. Nëpërmjet posterave sensibilizues ata duan të përcjellin mesazhe në mbrojtje të Tokës dhe përkujdesjen e vazhdueshme të natyrës që të gjithë duhet të tregojnë”, thuhet në njoftimin e bashkisë Elbasan. /a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.