COVID-19/ Ndërron jetë 71-vjeçari në spitalin “Shefqet Ndroqi”, vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese

TIRANË, 22 prill/ATSH/ Një pacient 71-vjeçar ka ndërruar jetë 24 orët e fundit në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli, tha sot per mediet se “71-vjeçari ishte prej dy javësh i intubuar dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese si (diabetik, kardiopat, ç’rregullime të ritmit kardiak dhe fibrilacion atrial)”.

“Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë duke e çuar numrin e qytetarëve që kanë humbur betejën me këtë sëmundje në 27”, – tha Rakacolli.

/k.s//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.