COVID-19/ FOTO- Vijon dezinfektimi i hapësirave publike në Elbasan

TIRANË, 22 prill/ATSH/ – Dezinfektimi i hapësirave publike dhe jo vetëm, është mjaft i rëndësishëm për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, COVID-19.

Për këtë arsye shumë bashki të vendit po dezinfektojnë hapësirat publike në qytetet e tyre, por edhe institucionet publike.

Edhe bashkia e Elbasanit, në këtë kuadër ka vijuar me dezinfektimin e çdo hapësire publike.

“Procesi i dezinfektimit e higjienizimit vazhdon njëkohësisht në të gjitha hapësirat e përbashkëta komunitare më shumë të frekuentuara”, shprehet kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja.

“Tashmë një rutinë punë e përditshme e bashkisë Elbasan deri në përfundimin e luftës ndaj COVID-19”, thekson Llatja.

/gj.mima//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.