Cakaj bisedë me Danielsson: BE mbështet Shqipërinë për integrimin dhe luftën ndaj COVID-19

TIRANË, 22 prill/ATSH/ “Komunikimi i Shqipërisë me BE-në në këto rrethana është i vazhdueshëm dhe përparimi drejt BE-së është i sigurt, sikurse fitorja jonë e përbashkët mbi pandeminë”, deklaroi sot ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Cakaj zhvilloi sot një bashkëbisedim online me Drejtorin e Përgjithshëm për Politikat Europiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit në Komisionin Europian, Christian Danielsson.
Cakaj shtoi se, se pas çeljes së negociatave me Bashkimin Europian, duhet shtuar angazhimi për plotësimin e të gjitha detyrimeve të nevojshme në rrugën e anëtarësimit

“Sapo zhvillova një bashkëbisedim online me Drejtorin e Përgjithshëm për Politikat Europiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit në Komisionin Europian, Christian Danielsson. Nënvizuam veçanërisht faktin, se pas çeljes së negociatave me Bashkimin Europian, duhet shtuar angazhimi për plotësimin e të gjitha detyrimeve të nevojshme në rrugën e anëtarësimit. Po ashtu, biseduam edhe lidhur bashkëpunimit mes Shqipërisë e BE-së në luftën e përbashkët kundër COVID-19 dhe procesin e rindërtimit pas tërmetit të nëntorit 2019”, tha Cakaj.

“Komunikimi me BE-në në këto rrethana është i vazhdueshëm dhe përparimi drejt BE-së është i sigurt, sikurse fitorja jonë e përbashkët mbi pandeminë”, u shpreh Cakaj.

/gj.mima//j.p//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.