TURQI – Erdogan: COVID-19 ka shkaktuar krizën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore

STAMBOLL, 21 prill /ATSH-AA/ – Kostoja njerëzore dhe pasojat ekonomike nga pandemia e koronavirusit e kanë shndërruar atë në një krizë globale që po përcakton epokën, u shpreh sot presidenti turk, Reccep Tayip Erdogan.

“Me pasojat e saj ekonomike, pandemia është shndërruar në krizën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Erdogan.

Vërejtjet e tij erdhën gjatë një takimi të bordit ekzekutiv qendror të partisë së tij në pushtet, AK, përmes një videokonference.

Turqia deri më tani ka regjistruar rreth 91 000 raste me COVID-19 dhe 2 100 të vdekur./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.