SINGAPOR – Mbi 1 000 raste të reja me COVID-19 për të dytën ditë radhazi

KUALA LUMPUR, 21 prill /ATSH-DPA/ – Ministria e Shëndetësisë në Singapor njoftoi sot 1 111 raste të reja me COVID-19.

Singapori ka regjistruar 9 125 raste me koronavirus, një rritje nëntëfish që nga fillimi i prillit.

Ministria njoftoi se pjesa më e madhe e rasteve të konfirmuara sot, janë shtetas të huaj të pajisur me leje pune, që qëndrojnë në dhjetëra konvikte, të ndërtuara me qëllim strehimin e qindra mijëra migrantëve nga e gjithë Azia.

Kjo ishte dita e dytë radhazi që Singapori raportoi më shumë se 1 000 raste të reja me COVID-19, pasi ministria njoftoi dje një rekord prej 1 426 rastesh të reja.

Këto shifra e bëjnë Singaporin, një qytet shtet i pasur me popullsi prej 5,8 milionë banorësh, vendin me më shumë raste të konfirmuara sesa nga fqinjët në Azinë Juglindore. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.