Operacionet humanitare/ Vetëm sot ndihma për 13 049 familje në nevojë e pensionistë të vetmuar

TIRANË, 21 prill/ATSH/ Operacionet humanitare në gjithë vendin po vijojnë, ndërkohë që sot u ndihmuam 13 049 familje e pensionistë të vetmuar me ushqime, barna mjekësore e nevoja të tjera.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga këto operacione, ndërsa theksoi se “vetëm sot ndihmuam 13 049 familje dhe individë, ndërsa për disa nga familjet suporti është i përditshëm”.

Konkretisht në Berat u ndihmuan 213 familje, në Tiranë 1003, në Elbasan 295, në Kukës 286, në Dibër 231, në Korçë 6964, në Shkodër 1098, në Gjirokastër 1209.

Ndërsa në Lezhë u ndihmuan 821 familje, në Durrës 221, në Vlorë 360 dhe në Fier 348 familje.

“Do të vazhdojmë kështu, nesër, pasnesër, papushim deri në fund të luftës”, – tha Rama./k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.