Nga Shkodra, në Divjakë dhe Nartë/ Magjia e faunës së egër në fokusin e fotografëve

TIRANE 21 prill/ATSH/ Një grup fotografësh shqiptarë të jetës së egër kanë realizuar një dokumentar duke fotografuar shpendët në fluturim dhe kafshët e egra në qetësinë e tyre.

Qëllimi i realizimit të këtij dokumentari është të sjellë për shikuesin vlera artistike, edukative, informuese, promovuese, por nga ana tjetër synon edhe të rrisë ndërgjegjësimin e popullatës për mbrojtjen e faunës.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi tha se përmes këtij dokumentari shikuesi përjeton magjinë e botës së egër, teksa fotografët pasionantë udhëtojnë nga Divjaka, oazi i shpendëve, në Nartë, Shkodër, Prespë duke vazhduar në trevat e Kosovës. /a.gjonaj//a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.