IZRAEL – Benny Gantz ministër i Mbrojtjes në qeverinë e unitetit

JERUZALEM, 21 prill /ATSH-AFP/- Ish-rivali elektoral i ish-kryeministrit, Benjamin Netanyahu dhe ish-shefi i ushtrisë izraelite, Benny Gantz do të jetë ministri i Mbrojtjes për gjysmën e parë të mandatit të qeverisë së unitetit dhe të emergjencës, njoftoi ai sot në mbrëmje.

Pas 16 muajve krizë politike dhe tre proceseve zgjedhore, Netanyahu dhe Gantz arritën një marrëveshje dje për të formuar një qeveri uniteti, para se të mbahen zgjedhjet e tjera pas tre vjetësh.

Marrëveshja kërkon një qeveri prej 32 ministrash për gjashtë muajt e parë, për t’u marrë me krizën COVID-19 dhe më pas 36, që është edhe kabinetin me numrin më të madh në historinë e Izraelit.

Benjamin Netanyahu, gjyqi për korrupsionit i të cilit është shtyrë për shkak të krizës, do të jetë kryeministër për 18 muajt e parë, periudhë pas së cilës ai do të zëvendësohet nga Benny Gantz.

Ky i fundit konfirmoi se ai do të jetë ministër i Mbrojtjes gjatë këtyre 18 muajve./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.