BRITANI E MADHE – 828 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

LONDËR, 21 prill /ATSH-AFP/- Rastet e vdekjeve nga koronavirusi i ri janë në rritje në Britaninë e Madhe, sipas një raporti të lëshuar sot nga Departamenti i Shëndetësisë.

Sot u regjistruan 828 të vdekur vetëm në spitale.

Vendi tani numëron në total 17 337 persona të vdekur dhe 129 044 raste infektimi me COVID-19./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.