Art në karantinë/ Bulqizë, çelet gara për pikturën dhe poezinë më të bukur

TIRANË, 21 prill/ATSH – A. Fortuzi/ Bashkia e Bulqizës ka çelur garën për poezinë dhe pikturën më të bukur të realizuar nga shtëpia.

Gara “Poezi, pikturë dhe muzikë nga shtëpia” do të kurorëzohet me disa çmime më datën 27 prill, ndërsa fituesi i çmimit të internetit do të fitojë 15 000 lekë.

“Çmimi i internetit: 15.000 lekë. Ky çmim do të fitohet nga krijimi që do të marrë më shumë pëlqime duke filluar nga tani, deri më datë 26 prill ora 18:00. Juria do vlerësojë me tre çmime: 15.000, 10.000, 5.000. Fituesit shpallen më datë 27 prill ora 11:00. Suksese fëmijë!”, thuhet në njoftimin e bashkisë Bulqizë./a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.