AFGANISTAN – Ghani rezulton negativ ndaj COVID-19

KABUL, 21 prill /ATSH-DPA/ – Presidenti afgan, Ashraf Ghani dhe zonja e parë, rezultuan negativë në testin e koronavirusit, njoftuan zyrtarët, pas raporteve për një shpërthim në pallatin presidencial.

Zëdhënësi i presidencës, Sediq Sediqqi deklaroi se testet u kryen me kërkesën e tyre.

“Presidenti është i shëndetshëm”, postoi ai në Twitter.

New York Times raportoi se të paktën 40 punonjës të pallatit janë infektuar nga virusi.

Sediqqi shtoi se stafi me simptoma ishte testuar, por nuk dha shifra.

Në vend janë konfirmuar mbi 1 000 raste pozitive dhe 36 vdekje.

Zyrtarët presin rritjen me shpejtësi të rasteve të reja gjatë javëve të ardhshme. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.