RUSI – Regjistrohet rritje e lartë e rasteve të reja me COVID-19

MOSKË, 20 prill /ATSH-DPA/ – Numri i rasteve të reja me koronavirus në Rusi vazhdoi të rritet, me më shumë se 4 200 raste të reja të regjistruara sot, sipas një shërbimi federal.

Rastet e reja këtë muaj janë rritur në mënyrë eksponenciale, me disa mijëra raste në ditë të regjistruara gjatë javës së kaluar, duke kapërcyer sot shifrën 47 100, nga rreth 2 700 raste që u regjistruan më 1 prill.

Në Rusi janë konfirmuar më shumë se 400 viktima nga COVID-19.

Presidenti rus, Vladimir Putin, i cili ka punuar në distancë, e përshkroi vetizolimin si mundësinë më praktike për parandalimin e përhapjes së sëmundjes.

Ai urdhëroi zyrtarët të përgatiten për një skenar të rastit më të keq dhe shtoi se ushtria mund të përfshihet në masa të mëtejshme. / /sara/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.