ROMË – Di Maio: Një tjetër dhuratë nga miqtë shqiptarë drejt Italisë

ROMË, 20 prill /ATSH/ – Faleminderit Edi Rama që i rrini pranë Italisë dhe e mbështesni, shkruante sot në Twitter ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio me rastin e nisjes drejt Italisë të një grupi tjetër mjekësh dhe infermierësh shqiptarë, në ndihmë të sistemit shëndetësor italian për përballimin e pandemisë së koronavirusit.

”Sot një grup i kujdesit shëndetësor prej 60 infermierësh do të mbërrijë në Itali për të mbështetur spitalet tona. Një ndihmë konkrete, një tjetër dhuratë që na vjen nga miqtë tanë shqiptarë” shkruan Di Maio.

”Faleminderit Edi Rama që i rrini pranë Italisë dhe e mbështesni”, përfundon Di Maio./

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.