Rama në 13:00 bashkëbisedim me qytetarët, informon mbi një nismë shumë të rëndësishme të qeverisë

TIRANË, 20 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama lajmëroi sot një bashkëbisedim me qytetarët, ku dhe do të informojë mbi një nismë shumë të rëndësishme të qeverisë.

Rama ftoi qytetarët që të drejtojnë pyetjet që kanë për çdo paqartësi, të cilave do t’u përgjigjet në orën 13:00.

“Në 13.00 bashkëbisedim me ju drejtpërdrejtë këtu. Do t’ju informoj për një nismë shumë të rëndësishme të qeverisë dhe gjithashtu do t’ju përgjigjem pyetjeve tuaja. Pyesni më poshtë çfarë të doni”, tha Rama./m.m//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.