MV – Rritet në 54 numri i viktimave nga COVID-19

SHKUP, 20 prill /ATSH-AA/ – Ministria e Shëndetësisë në Maqedonine e Veriut konfirmoi tre viktima të reja nga COVID-19, duke e çuar në 54 numrin e  përgjithshëm të viktimave.

Numri i rasteve me koronavirus në vend arriti në 1 225, pas konfirmimit të 18 rasteve të reja në 24 orët e fundit.

Gjtihashtu në të njejtën periudhë kohore janë regjistruar gjithsej 21 pacientë të shëruar, duke e çuar në 200 numrin e të shëruarve.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 263 teste. Që nga fillimi i epidemisë janë kyrer gjithsej 12 133 teste për COVID-19.

Për shkak të Pashkëve qeveria e Maqedonisë së Veriut ashpërsoi masat kundër koronavirusit. / / sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.