LONDËR – Harry dhe Meghan bojkotojnë tabloidet britanike

LONDËR, 20 prill /ATSH-AFP/ – Princ Harry dhe bashkëshortja e tij kanë vendosur të bojkotojnë katër tabloide britanike, që ata i akuzojnë prë artikuj të deformuar, të rremë dhe ndërhyrës përtej arsyes, njoftuan mediat britanike.

“Në një letër për të përditshmet “The Sun”, “Daily Mail”, “Daily Mirror” dhe “Daily Express”, çifti që ka hequr dotë nga kurora britanike, njoftoi se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me këto të përditshme”, theksoi sot “The Guardian”.

“Qëllimi i kësaj politike nuk është shmangia e kritikave, as për të refuzuar debatin publik apo censuruar informacionet e raportuara me besnikëri”, sipas kësaj letre, të botuar në Twitter nga specialisti i medias së “Financial Times”, Mark Di Stefano.

“Nipi i Mbretëreshës Elisabeth II dhe bashkëshortja e tij nuk duan të përdoren si monedha nga kurthet dhe dezinformimi”, shkruajnë ata.

“Duka dhe Dukesha e Sussex-it kanë parë njerëz që ata i njohin, por edhe njerëz që janë absolutisht të huaj për ta, kanë parë jetën e tyre të shkatërruar pa asnjë arsye tjetër përveç faktit të thashethemeve që rrisin të ardhurat nga reklamat”, thuhet në një pjesë të publikuar nga  Guardian, për të cilën kjo letër përbën një sulm të pazakontë kundër një paneli të gjerë të mediave./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.