Leje e posaçme për shtetasit e huaj që janë administratorë të një biznesi në Shqipëri

TIRANË, 20 prill/ATSH/ Shtetasit e huaj që janë administratorë të një biznesi në Shqipëri mund të pajisen me lejen për hapjen e aktivitetit vetëm përmes një mesazhi.

Drejtorja e platformës “e-Albania” Linda Karçanaj bëri të ditur se është gati vërtetimi i lejes së aktivitetit ekonomik të hapur për shtetasit e huaj që janë administratorë të një biznesi në Shqipëri.

Sipas saj, procedura është shumë e thjeshtë, mjafton vetëm një sms në numrin e njohur 55155. Formati i sms-së, tha ajo, duhet të jetë “VS NIPT NID”./a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.