Kryetarja e bashkisë së Rrogozhinës për ATSH-në: Kemi shpërndarë 625 pensione në banesat e të moshuarve

TIRANË, 20 prill/ATSH/ Bashkia e Rrogozhinës ka shpërndarë gjatë javës së kaluar 625 pensione pranë banesave të të moshuarve, pa qenë nevoja që ata të lëvizin, duke shmangur infektimin apo përhapjen e COVID-19.

Shifrat janë bërë të ditura për Agjencinë Telegrafike Shqiptare nga kryetarja e bashkisë së Rrogozhinës, Antonela Dedej. Ajo theksoi ndër të tjera se po ashtu, është ofruar asistencë për 43 të moshuar të vetmuar.

Në kuadër të situatës së krijuar prej COVID-19, qeveria mori masat që pensionistët dhe të moshuarit të mos lëviznin prej banesave të tyre, duke dërguar edhe pagesat e pensioneve pranë banesave të tyre. Të moshuarve dhe pensionistëve të vetmuar, krahas ndihmës ushqimore po u sigurohen edhe medikamente në banesat e tyre.

z.tosku/ /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.