JAPONI – Një tërmet 6,4 ballë Rihter godet brigjet lindore

TOKIO, 20 prill /ATSH-AFP/ – Një tërmet me magnitudë 6,4 ballë i shkallës Rihter goditi sot brigjet lindore të Japonisë, sipas Institutit Gjeofizik amerikan (USGS), por nuk ka alarm për cunami.

“Epiqendra e tërmetit ndodhej  41,7 kilometra nën shtratin e detit PAqësor, të paktën 50 kilometra nga brigjet e prefekturës së Miyagi”, theksoi USGS duke vlerësuar se rreziku për humbje jetësh dhe dëme ishte i vogël.

“Asnjë alarm për cunami nuk u shkaktua nga lëkundjet e ndodhura rreth orës lokale 05:30”, theksoi agjencia e lajmeve Kyodo.

Japonia ndodhet në rripin e zjarrit të Paqësorit, një pjesë me aktivitetet intensiv sizmik që shtrihet në të gjithë Azinë Juglindore dhe në Paqësor.

Në vitin 2011, një tërmet shkatërrimtar me magnitudë 9,0 ballë Rihter tronditi arkipelagun para se një valë gjigande e baticës goditi brigjet verilindore të vendit duke shkaktuar vdekjen e rreth 16,000 personave./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.