ITALI – Conte: BE-ja mund të shpëtohet vetëm nëse tregohet kurajoze

ROMË, 20 prill /ATSH-ANSA/ – Bashkimi Europian mund të shpëtohet nëse nuk mendon vetëm për veten e tij, deklaroi kryeministri italian, Giuseppe Conte, në një intervistë për gazetën gjermane ”Suddeutsche Zeitung”.

”Europa mund të shpëtohet edhe nëse tregon më shumë guxim dhe nëse e hedh vështrimin përtej kufijve të saj”, theksoi ai.

”Ky është një moment vërtet i rëndësishëm për të gjithë”, shton kryeministri italian, Giuseppe Conte, në një intervistë për gazetën gjermane ”Suddeutsche Zeitung”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.