GJERMANI – Industria e aviacionit propozon përdorimin e maskave në avione

FRANKFURT. 20 prill /ATSH-DPA/ – Industria gjermane e aviacionit, në një letër drejtuar qeverisë, propozoi që udhëtarët duhet të mbajnë maska për fytyrën, pas rifillimit të fluturimeve.

Ajo sugjeron se maskat duhet të mbahet që në momentin e hipjes në avion, gjatë gjithë fluturimit dhe derisa pasagjerët të kenë dalë nga avioni.

Programi i industrisë me 20 pika parashikon masa të shumta në avione, për të respektuar rregullat e distancës sociale që janë ndërmarrë në të gjithë botën, me qëllim ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit.

Masat përfshijnë më pak radhë dhe më pak njerëz në ambjentet e pritjes, përdorimin e më shumë autobusëve për pasagjerët dhe procese më të zgjatura në kontrollin e bagazheve. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.