PARIS, 20 prill /ATSH-DPA/ – Rreth 9,6 milionë punonjës francezë, gati gjysma e punonjësve të sektorit privat të vendit, janë pushuar përkohësisht nga puna ose do të punojnë me kohë të reduktuar për shkak të COVID-19, deklaroi ministri i Punës, Muriel Penicaud.
Penicaud theksoi se po inkurajon rihapjen e bizneseve të mbyllura përkohësisht, nëse janë në gjendje të zbatojnë udhëzimet zyrtare për higjienën dhe masat e sigurisë.
Nga mesi i muajit mars, Franca urdhëroi mbylljen e bizneseve jo kryesore, duke përfshirë kafenetë, baret dhe restorantet.
Megjithatë, ndryshe nga disa vende, nuk kufizoi veprimet e industrisë ose sektorëve të tjerë të shërbimeve, për sa kohë respektojnë rregullat e higjienës.
“Qëllimi është të jemi në gjendje të fillojmë punën përsëri, duke siguruar mbrojtjen e punonjësve”, shtoi Penicaud. / /sara/