FOKUS – Vendet e APEC-ut 2,1 trilionë dollarë humbje nga COVID-19

KUALA LUMPUR, 20 prill /ATSH-DPA/ – Vendet anëtare të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësorit (APEC), një grupim prej 21 vendesh që përfshin Kinën, Japoninë dhe SHBA do të përballen me humbje kolektive ekonomike prej 2,1 trilionë dollarësh në vitin 2020 për shkak të pandemisë së re të koronavirusit.

Në një raport të botuar sot, sekretariati i APEC-ut, me qendër në Singapor, parashikon që ekonomitë e rajonit do të tkurren me 2,7% këtë vit për shkak të pandemisë.

Humbjet ekonomike tejkalojnë PBB-të e Kanadasë dhe të Koresë së Jugut, ekonomitë e katërt dhe të pesta më të mëdha në APEC-ut, sipas FMN-së.

Vendet anëtare të APEC-ut përbëjnë rreth 40% të 2,4 milionë rasteve me Covid-19.

”Recesioni i parashikuar në të gjithë Azi-Paqësorin do të jetë më e madhja që nga viti 2009, gjatë krizës globale financiare”, tha sekretariati.

Javën e kaluar, FMN-ja tha se ekonomia globale mund të tkurret me 3% në vitin 2020, me Azinë që përballet me vitin e parë të ndaljes ekonomike që nga vitet ’60./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.