FOKUS – Gjuhë shumë e ashpër e Merkelit kundër lehtësimit të kufizimeve

BERLIN, 20 prill /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka kritikuar ashpër diskutimet që po zhvillohen në Gjermani për lehtësimin e kufizimeve që synojnë të ngadalësojnë përhapjen e koronavirusit.

Gjatë një videokonference me udhëheqjen e partisë së saj të Unionit Kristian-demokrat, Merkel e bëri të qartë se ishte e pakënaqur që mesazhi i lehtësimit të kufizimeve kishte çuar në “diskutime orgji” (Oeffnungsdiskussionsorgien – gjerm.) në disa shtete federale, thanë burime mes pjesëmarrësve në këtë videokonfeencë për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA.

Merkel shprehu shqetësimin se përparimi i bërë në drejtim të frenimit të shkallës së infeksionit mund të ngadalësohej sepse shumë pak njerëz do të respektonin rregullat e distancimit social.

”Diskutimi për lehtësimin e kufizimeve nuk është i dobishëm”, tha ajo sipas këtyre burimeve./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.