Fluturim nga Tirana në Paris më 23 prill me Air Albania

TIRANË, 20 prill /ATSH – I. Vata/ Ambasada e Francës në Shqipëri njofton qytetarët se ditën e enjte, më 23 prill, ka një fluturim nga Tirana në Paris.

Ambasada e Francës shprehet se “një fluturim nga Tirana në Paris është parashikuar për  ditën e enjte, 23 prill ora 12:00″.

“Personat e interesuar të kontaktojnë me shërbimin konsullor në adresën elektronike  [email protected] duke dërguar numrin e telefonit ose Whatsapp-in”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Po ashtu Ambasada e Francës në Tiranë shton se “fluturimi organizohet nga kompania shqiptare Air Albania. Kostoja e tij shkon afërsisht 26 000 lekë”. /a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.