COVID-19/ Një epidemi e butë në Shqipëri falë masave të marra në kohë, lehtësimet në proces

TIRANË, 20 prill/ATSH/ Situata epidemike e krijuar prej COVID-19 në Shqipëri ka qenë e butë falë masave të marra në kohë nga qeveria.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se po ndiqet e njëjta strategji e masave të marra dhe lehtësimeve në proces në javët në vazhdim.

“Epidemia në Shqipëri ka qenë një epidemi e butë, në kuadrin e të dhënave epidemiologjike, të sistemit shëndetësor dhe të gjitha elementët e tjerë mbështetës. Masat e marra në kohë nga qeveria dhe veprimi i tyre, angazhimi maksimal i qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë ka treguar që kjo epidemi është një epidemi e butë. Po ndjekim të njëjtën strategji të masave të marra dhe ndërkohë dhe lëshimit në proces në javët në vazhdim”, informon Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. z.tosku//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.