COVID-19 – Gjermania merr përsipër koston e trajtimit të pacientëve europianë

BERLIN, 20 prill /ATSH-AFP/ – Gjermania do të marrë në ngarkim koston e asistencës mjekësore të pacientëve europianë të prekur nga COVID-19 dhe të cilëve iu është nevojitur një asistencë respiratore që e kanë marrë në spitale, njoftoi sot qeveria gjermane.

“Kostoja e kujdesit të këtyre pacientëve do të arrijë në 20 milionë euro”, theksoi ministri i Shëndetësisë  Jens Spahn, para një takimi të këshillit të ministrave mbi krizën nga koronavirusi i ri.

“Gjermania do të paguajë shpenzimet për t’u kujdesur për pacientët europianë, sepse ky është koncepti ynë i solidaritetit europian”, theksoi ai.

“Berlini ka marrë përsipër aktualisht më shumë se 200 pacientë europianë të prekur nga koronavirusi dhe ka aftësinë, nëse do të jetë e nevojshme, për të pritur më shumë”, shtoi ministri.

Më pak e prekur se fqinjët e saj nga pandemia dhe duke përfituar nga numri më i madh i sallave të reanimacionit, Gjermania ka pritur këto javët e fundit, pacientë europianë si francezë, italianë, për të lehtësuar sistemet spitalore të këtyre vendeve.

Kostot e kujdesit për këta pacientë duhet të arrijnë afro 20 milion euro, tha Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn, para se të shkonte në një mbledhje të Këshillit të Ministrave për krizën e koronavirusit të ri.

Ky njoftim erdhi ndërkojë që vendi rihap sot pjesën më të madhe të dyqaneve me një sipërfaqe prej më pak se 800 metër katrorë, si pjesë e një heqjeje graduale të masave të kufizimit.

“Epidemia Covid-19 në Gjermani është tashmë nën kontroll dhe e menaxhueshme”, deklaroi Jens Spahn.

“Vendi numëron sot 141 672 raste me COVID-19 të regjistruara zyrtarisht, +1,175 brenda 24 orëve dhe 4,404 të vdekur”, sipas të dhënave të fundit nga Instituti Robert Koch./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.