“coronavirus.al”/ 562 të infektuar me COVID-19, 314 të shëruar, 26 të vdekur dhe 5 542 teste

TIRANË, 20 prill/ATSH/ Në vendin tonë deri tani janë evidentuar 562 të infektuar me COVID-19, 222 raste aktive, 314 të shëruar, 26 të vdekur, ndërsa janë kryer 5 542 teste gjithsej.

Shifrat bëhen të ditura nga adresa zyrtare e platformës “coronavirus.al”, e krijuar me qëllim informimin e qytetarëve për shifrat zyrtare, vetëm për situatën e të prekurve me COVID-19 në Shqipëri.

Përmes kësaj platforme qytetarët kanë mundësi të ndjekin në kohë reale të rejat nga fronti i luftës kundër COVID-19. z.tosku /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.