VIDEO/Vlorë, fëmijët ‘pushtojnë’ Lungomaren

TIRANË, 19 prill/ATSH/ Rrugët e qytetit bregdetar të Vlorës, sidomos shëtitorja Lungomare gjallëronte sot nga zërat e fëmijëve.

Pas vendimit të qeverisë për të lejuar lëvizjen e nënave dhe fëmijëve deri 10 vjeç, Vlora u pushtua sot pas rreth 40 ditësh në izolim nga zërat fëmijërorë.

Agjencia Telegrafike Shqiptare sjell pamje direkte nga Vlora ku nënat kanë nxjerrë fëmijët e tyre për t’u argëtuar e për të shijuar bukurinë e qytetit që sidomos në pranverë është më tërheqës.

Fëmijët kanë preferuar më shumë shëtitoren Lungomare, ku kanë luajtur në lulishtet e shtëtitores dhe pranë detit./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.