GJERMANI – Bie numri i rasteve me COVID-19

BERLIN, 19 prill /ATSH-DPA/ – Numri i viktimave nga koronavirusi në Gjermani pësoi sot rënie në 4 300, pasi shtetet po përgatiten për të lehtësuar disa nga masat kundër koronavirusit.

Tashmë janë regjistruar mbi 140 000 persona të konfirmuar me virusin që fillimisht u përhap në Kinë dhe infektoi mbi 2 milionë njerëz në të gjithë botën.

Autoritetet dhanë një vlerësim pozitiv të përgjigjes ndaj virusit në fillim të kësaj jave dhe në të gjithë vendin, nesër do të lehtëson disa nga masat kundër koronavirusit.

Mes masave të tjera, shteti i Saksonisë do të lejojë që nxënësit në klasat e vitit të fundit të kthehen në shkollë.

Ky ishte shteti ishte i pari që urdhëroi mbajtjen e detyrueshme të maskave të fytyrës në transportin publik dhe në dyqane. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.