FISHË TEKNIKE – Bilanci i përditësuar i COVID -19, mbi 164 000 viktima

PARIS, 19 prill /ATSH-AFP/ – Më shumë se 2 363 210 raste infektimi dhe 164 016 të vdekur  u regjistruan sot në 193 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.

Ndër këto raste, të paktën 525 200 sot konsiderohen të shëruar.

Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 6 476 vdekje të reja dhe 72 873 raste infektimi në mbarë botën.

Vendet që kanë njoftuar më shumë raste të reja vdekjeje në 24-orëshin e fundit janë SHBA me 2 926 vdekje, Britania e Madhe me 596 dhe Italia me 433.

Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 82 735 raste, përfshirë 4 632 vdekje dhe 77 062 të shëruar. 16 raste tw reja infektimi u njoftuan midis tw shtunws dhe të dielws.

Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 775 825 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 42 114 vdekje dhe 67 052 të shërime.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Italia me 23 660 vdekje për 178 972 raste, Spanja me 20 453 vdekje për 195 944 raste, Franca me 19 718 vdekje për 152 894 raste dhe Britania e Madhe me 16 060 të vdekur për 120 067 raste.

Europa – 1 170 258 raste (103 255 viktima).

SHBA dhe Kanadaja – 775 825 raste (42 114 viktima).

Azia – 163 800 raste (6 971 viktima).

Lindja e Mesme – 125 213 raste (5 571 viktima).

Amerika Latine dhe Karaibet – 98 620 raste (4 924 viktima).

Afrika – 21 615 raste (1 091 viktima).

Oqeania – 7 879 raste (90 viktima)./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.