TEKNOLOGJI – Tregu europian i smartfonëve në vitin 2020 do të ulet 26,8%

ROMË, 18 prill /ATSH-ANSA/ – Për shkak të koronavirusit, tregu europian i smartfonëve do të pësojë një ulje më të madhe sesa ai që preku telefoninë celulare gjatë krizës financiare të vitit 2008.

Analistët e IDC parashikojnë që këtë vit sektori mund të humbasë më shumë se një e katërta e vlerës.

Sipas vlerësimeve, në skenarin që konsiderohet me më shumë mundësi, tregu europian i smartfonëve në vitin 2020 do të ulet me 26,8%.

Në skenarin më rozë, rënia përmbahet në 10%, ndërsa në atë më të zezë, rënia arrin në 47,1%./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.