Shkolla e Kolonjës në Lushnjë po merr formë bashkë me qendrën e fshatit

TIRANË, 18 prill /ATSH – I. Vata/ Zëvendëskryeministri Erion Braçe tha sot se shkolla e Kolonjës në Lushnjë po merr formë tashmë si qendër komunitare, bashkë me qendrën e fshatit.

Braçe shprehet se: “Ka ngjyra përtej virusit! Shkolla e Kolonjës në Lushnjë po merr formën jo vetëm të një qendër edukimi, qendër komunitare, por edhe të qendrës se fshatit qe Kolonja nuk e pati kurrë!”

“Pas Manastirit të Ardenicës mbi Kolonjë, kjo do të jetë qendra me e bukur në zonë!”, tha ai

Shkolla e Kolonjës së Lushnjës do të jetë më standarde bashkëkohore të mësimdhënies, si dhe me kënde sportive dhe ambiente komode jashtë saj. /j.p//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.