SHBA – Michelle Obama organizon shfaqje me tregime për fëmijët në karantinë

UASHINGTON, 18 prill /ATSH-DPA/ – Michelle Obama do të organizojë një shfaqje me tregime për fëmijët në karantinë, shkrujti në Twitter ish-zonja e parë.

Autorja më e shitur njoftoi se do të bashkohej me “PBS Kids” dhe “Penguin Random House” për të organizuar seanca javore leximi, që do të transmetohen çdo të hënë.

“Nga 20 prilli, në shfaqjen, ‘E hëna me Michelle Obama’, ajo do të lexojë librat e saj të preferuar për fëmijë”, deklaroi “PBS Kids” në Twitter.

“Jam e emocionuar t’i jap fëmijëve një mundësi për të praktikuar leximin, ndërsa familja kalon një pushim të nevojshëm”, theksoi Obama.

Seria katërjavore do të fillojë me “The Gruffalo” dhe do të vazhdojë me “Ka një dragua në librin tuaj”, “Farat e Zonjës Maple” dhe “Larva shumë e uritur”. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.