Qarku Elbasan/ Shpërndahen 82% e pensioneve pranë banesave të të moshuarve

TIRANË, 18 prill/ATSH/ Në qarkun e Elbasanit janë shpërndarë deri tani 41 472 pensione pranë banesave të të moshuarve, pa qenë nevoja që ata të lëvizin, duke shmangur infektimin apo përhapjen e COVID-19.

Prefekti i qarkut të Elbasanit, Maksim Malaj tha për ATSH-në se, “filiali i Postës qarku Elbasan ka shpërndarë 41 472 pensione. Nga të dhënat e deritanishme në total janë shpërndarë 82% e pensioneve”.

Në kuadër të situatës së krijuar prej COVID-19, qeveria mori masat që pensionistët dhe të moshuarit të mos lëviznin prej banesave të tyre, duke dërguar edhe pagesat e pensioneve pranë banesave të tyre. Të moshuarve dhe pensionistëve të vetmuar, krahas ndihmës ushqimore po u sigurohen edhe medikamente në banesat e tyre. z.tosku//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.