Nesër deri në orën 11:00 dalin vetëm nënat me fëmijë deri në 10 vjeç

TIRANË, 18 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama njoftoi se “nesër në qendrat urbane do të dalin në këmbë deri në orën 11.00, vetëm nënat me fëmijë deri në 10 vjeç”.

Pas urdhrit që lejonte sot deri në orën 11:00 daljen e pensionistëve, Rama publikoi një tjetër urdhër që lejon qarkullimin e nënave me fëmijë nën 10 vjeç.

“Kujdes! Nënat duhet të mos shoqërohen me shoqe dhe fëmijët duhet të mbahen larg çdo kontakti me fëmijë të tjerë”, tha Rama.

Po ashtu, ai tha se “të gjithë ne baballarët, fëmijët mbi 10 vjeç dhe të moshuarit duhet të qëndrojnë në shtëpi deri të hënën në orën 05:00”.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.