Mat/ Malaj: 175 pako ushqimore për familjet në nevojë

TIRANË, 18 prill /ATSH – I. Vata/ Bashkia e Matit vazhdon operacionin e shpërndarjes së ndihmave për familjet në nevojë në të gjitha njësitë administrative.

Kryetari i bashkisë Mat, Agron Malaj tha për ATSH-në se gjatë kësaj javë janë shpërndarë 175 pako ushqimore për familjet në nevojë.

“Bashkia Mat, gjatë javës që lamë pas ka shpërndarë 175 pako ushqimore për familjet me ndihme ekonomike të përcaktuar sipas VKM 236”, tha ai.

Po ashtu, Malaj tha se “iu është shërbyer 31 pensionistëve në nevoje me medikamente, ushqime, pagesa energjie. Janë dërguar 15 pensione në shtëpi, 5 raste për personat me aftësi të kufizuar”.

Malaj ka falënderuar ekipet e bashkisë që kanë qenë në gatishmëri në shërbim të qytetarëve.

“Falenderoj dhe grupet vullnetare që kanë qenë çdo moment ne dispozicion dhe korrekt”, tha ai.

Në fund Malaj apeloi për qytetarët që të ruajnë distancimin social dhe të qëndrojnë në shtëpi pasi është bashkia që iu gjendet pranë.

/j.p//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.