Kukës/ Kuçana për ATSH: 1640 pako ushqimore për familjet në nevojë

TIRANË, 18 prill /ATSH – I. Vata/ Prefekti i qarkut Kukës, Zenel Kuçana tha për ATSH se operacioni humanitar ka vijuar për gjatë gjithë javës në bashkitë e qarkut Kukës, për familjet në nevojë si dhe është asistuar me ndihmë për moshat e treta dhe pensionistët që jetojnë vetëm.

Ai tha se gjatë kësaj javë nga bashkitë janë shpërndare pako ushqimore familjeve dhe personave me ndihmë ekonomike, personave me aftësi të kufizuar dhe familjeve me më shume se 5 anëtare ku tre prej tyre janë nën moshën 18 vjeç.

Kuçana tha se “në bashkinë Kukës, janë shpërndarë 245 pako ushqimore, nga këto në Grykë Çajë 36, Surroj 19, Tërthore 38, Shtiqën 47, Ujmisht 44, Malzi 59, Zapot 57, Shishtavec 134, Topojan 29, Bushtricë 92, Kalis 12, Kolsh 27, Bicaj 65 dhe Arrën 11.

“Po ashtu në bashkinë Tropojë janë shpërndarë 632 pako ushqimore për familjet në nevojë. Në Bajram Curri 17, Bujan 59, Bytyç 5, Fierëz 1, Lekëbibaj 31, Llugaj 177, Margegaj 72, Tropojë 270. Në bashkinë Has janë shpërndarë 96 pako ushqimore. Nga këto në Krumë 33, Gjinaj 33, Golaj 26”, tha ai.

Prefekti i Qarkut Kukës, Kuçana tha se “gjithsej në qarkun Kukës janë shpërndarë  1640 pako ushqimore, 1573 të asistuar për të moshuarit, pensionistë që jetojnë vetëm dhe ndihmë mjekësor 601 persona”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.