Kosovë/ MASHTI: Sot ritransmetohen videoligjëratat e së hënës 

PRISHTINË, 18 prill /ATSH/ Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se videoligjëratat për mësimin në distancë që janë transmetuar gjatë ditës së hënë, do të ritransmetohet edhe sot sipas orarit të njëjtë.

Kjo për shkak se dita e hënë, 13 prill ishte festë zyrtare me rastin Pashkëve Katolike, dhe për faktin se nxënësit dhe mësimdhënësit nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e videoligjëratave në ditën e festës./KosovaPress//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.